Nuk lejohen vullnetarisht në ushtri, gratë ukrainase mbushin granata molotov për të mbrojtur vendin

Nuk lejohen vullnetarisht në ushtri, gratë ukrainase mbushin granata molotov për të mbrojtur vendin

18:09, 26/02/2022
A+ Aa A-

Pasi nuk lejohen të futen vullnetarisht në ushtri, gratë civile në Ukrainë nuk janë ndalur që të japin kontributin e tyre në këtë situatë.

BBC ka publikuar një foto ku shihen disa gra në qytetin e Dnipros të cilat krijojnë bomba molotov.

Këto janë armë artizanale, në mënyrë që qytetarët të mbrojnë shtëpitë e tyre nga ushtarët rusë.

Për BBC ato shprehen se janë të frikësuara nga situata, por duhet të përgatiten për çdo skenar.

Dnipro ende nuk është prekur nga sulmi rus, por është prekur nga kostot e luftës në rajonet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco