Babai ukrainas në kufirin hungarez ia lë amanet së panjohur fëmijët e tij  dhe kthehet të luftojë Anna Semyuk përqafon të birin në pikën kufitare Beregsurany, Hungari, 26 shkurt 2022.

Babai ukrainas në kufirin hungarez ia lë amanet së panjohur fëmijët e tij dhe kthehet të luftojë

15:20, 26/02/2022
A+ Aa A-

Në foto: Anna Semyuk, 33 vjeçe, përqafon të birin në pikën kufitare Beregsurany, Hungari më 26 shkurt 2022. Djali dhe vajza u dorëzuan në anën ukrainase të kufirit nga babai, i cili nuk lejohej ta kalonte atë, një gruaje të panjohur, Nataliya Ableyeva, 58 vjeçe, e cila i kaloi fëmijët përtej kufirit dhe i mbajti të sigurt derisa atyre iu erdhi e ëma.

Beregsurany, Hungari - Duke mbajtur në dorë numrin e telefonit celular të një gruaje që nuk e kishte takuar kurrë, 58-vjeçarja Nataliya Ableyeva kaloi kufirin nga Ukraina për në Hungari të shtunën, të cilës iu besua një ngarkesë e çmuar. Fëmijët e një të huaji.

Duke pritur në pikën kufitare në anën ukrainase, zonja Ableyeva kishte takuar një burrë të dëshpëruar 38-vjeçar nga qyteti i saj i lindjes, Kamianets-Podilskyi, me djalin dhe vajzën e tij të vogël.

Rojet kufitare nuk e linin burrin të kalonte, sepse Ukraina i ka ndaluar të gjithë meshkujt ukrainas nga mosha 18 deri në 60 vjeç të largohen, në mënyrë që të luftojnë për vendin e tyre.

"Babai i tyre thjesht m'i dorëzoi dy fëmijët dhe më besoi mua, duke më dhënë pasaportat e tyre për t'i kaluar matanë kufirit", tha zonja Ableyeva, duke mbështjellë krahës rreth qafës së djaloshit që e njihte prej vetëm disa orësh rreth saj.

Nëna ukrainase e këtyre dy fëmijëve ishte nisur nga Italia për t'i takuar dhe për t'i çuar ata me vete në vend të sigurt, kishte thënë i ati.  Ai i kishte dhënë zonjës Ableyeva numrin celular të të shoqes dhe u dha lamtumirën fëmijëve të tij, të mbështjellë kundër të ftohtit me xhaketa të trasha dhe kapele.

Vetë zonja Ableyeva kishte lënë dy fëmijët e saj të rritur në Ukrainë. Njëri polic, tjetri infermier, asnjëri prej tyre nuk mund të largohej nga Ukraina sipas dekretit të mobilizimit.

Ajo i mori për dore dy fëmijët e vegjël dhe së bashku me ata e kaloi kufirin.

Në anën hungareze në Beregsurany, të tre pritën, të ulur në një stol pranë një tende të ngritur për rrjedhën e refugjatëve që kalonin mbi kufi.

Djali i vogël po qante kur i ra celulari. Ishte nëna e tij, ajo ishte aty në postën kufitare.

Kur mbërriti 33-vjeçarja Anna Semyuk, me flokët e saj bjonde të lidhur bisht, e përqafoi djalin fort dhe shkoi me vrap te e bija, që qe shtrirë e rraskapitur në pjesën e pasme të një makine dhe e mbështjellë me një batanije rozë.

Më pas e falënderoi zonjën Ableyeva. Duke qëndruar në të ftohtë, dy gratë u përqafuan për disa minuta dhe filluan të qanin në krahët e njera-tjetrës.

"Gjithçka që mund t'u them fëmijëve të mi tani, është se gjërat do të shkojnë mirë," tha Semyuk. "Për një ose dy javë, edhe ne do të shkojmë në shtëpi."/ar.sh/SYRI.NET

Image

Gruaja 58-vjeçare ngushëllon me një përfaqim fëmijët që iu lanë amanet nga babai i tyre derisa të vinte e ëma t'i merrte në kufirin hungarez.

Image

Më në fund, mamama mbërriti: Djali përqafon të ëmën duke u dridhur

Image

Mamaja e fëmijëve falenderon gruan e panjohur që ia kaloi fëmijët përtej kufirit dhe qendroi me ta derisa ajo mbërriti t'i marrë

Image

Vajza e vogël e rraskapitur nga rruga takon mamanë e saj në kufirin hungarez

Image

Image

Ata ikin të tre të sigurtë, duke lënë pas babanë e tyre që po lufton

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco