Hungaria mbështet sanksionet e vendosura ndaj Rusisë

Hungaria mbështet sanksionet e vendosura ndaj Rusisë

14:48, 26/02/2022
A+ Aa A-

Hungaria nuk do të bllokojë asnjë sanksion kundër Rusisë, përfshirë dhe sistemin global të pagesave SWIFT , tha të shtunën në një deklaratë Ministri i Jashtëm, Péter Szijjártó.

Szijjártó iu përgjigj pretendimeve të fundit se Hungaria do të kundërshtonte sanksionet kundër Kremlinit për pushtimin e Ukrainës. 

“Jam i pikëlluar dhe i tronditur kur shoh se disa përfaqësues të politikës ndërkombëtare dhe shtypit ndërkombëtar guxojnë të fabrikojnë lajme të rreme dhe gënjeshtra”, tha Szijjártó në deklaratë, duke konfirmuar se Hungaria “asnjëherë nuk ka bllokuar asnjë propozim sanksionesh”.

Bashkimi Evropian njoftoi të premten sanksione të reja kundër Rusisë.

Blloku ka miratuar paketën "më të fortë" të sanksioneve ndonjëherë kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës, tha të shtunën në Tëitter zëvendës-zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Dana  Spinant .

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco