SHBA akordon edhe 350 milionë dollarë të tjera si ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA akordon edhe 350 milionë dollarë të tjera si ndihmë ushtarake për Ukrainën

14:37, 26/02/2022
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se ai ka autorizuar 350 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake amerikane për Ukrainën.

“Sot, ndërsa Ukraina lufton me guxim dhe krenari kundër sulmit brutal dhe të paprovokuar të Rusisë, unë kam autorizuar, në përputhje me një delegim nga Presidenti, një fond të paprecedentë presidencial deri në 350 milionë dollarë, për mbështetje të menjëhershme për mbrojtjen e Ukrainës,” tha Blinken në një deklaratë me shkrim.

“Kjo paketë do të përfshijë ndihmë të mëtejshme mbrojtëse për Ukrainën kundër kërcënimeve me të cilat po përballet tani. Është një tjetër sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me qytetarët e Ukrainës ndërkohë që ata mbrojnë kombin e tyre sovran, të guximshëm dhe krenar”, shtoi ai.

Siç ka raportuar CNN, Presidenti Joe Biden e udhëzoi Blinken të çlirojë deri në 350 milionë dollarë si mbështetje e menjëhershme për mbrojtjen e Ukrainës, sipas një memoje të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të premten.

Ky është tërheqja e tretë e parave. Tërheqjet e mëparshme kanë qenë për 60 milionë dhe 250 milionë dollarë, duke e vendosur totalin gjatë vitit të kaluar në më shumë se një miliard dollarë, sipas një zyrtari të administratës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco