Lufta në Ukrainë/ Putini po mbetet gjithnjë e më i vetmuar

Lufta në Ukrainë/ Putini po mbetet gjithnjë e më i vetmuar

14:31, 26/02/2022
A+ Aa A-

Lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës vazhdon me sulme dhe përleshje të ashpra në ditën e tretë. 

Edhe pse konfliktet përgjithësisht janë të përqendruara rreth kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, rezistenca e ushtrisë ukrainase vazhdon në shumë qytete.

Nga ana tjetër, Putini nuk po humb asnjë mundësi për të thyer rezistencën në Ukrainë. 

Duke u përqendruar në të gjithë kufijtë e Ukrainës, Putini dëshiron të marrë edhe mbështetjen e vendeve të rajonit dhe një nga ata është dhe Kazakistani.

 Por sipas lajmeve të televizionit NBC News, kërkesa e Putinit për mbështetje ushtarake nga Kazakistani është refuzuar nga udhëheqësi i Kazakistanit, Tokayev.

Nga ana tjetër, njerëzit në Kazakistan janë gjithashtu kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Madje është nisur një fushatë në Kazakistan për t'i dhënë fund luftës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, në deklaratën e bërë në kuadër të fushatës së nisur nga anëtarët e organizatave civile të vendit që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes thuhej:  "Ne, populli i Kazakistanit, jemi kundër pushtimit  dhe shkeljeve të integritetit territorial të shteteve të pavarura”.

ImagePresidenti i Kazakistanit Kassym Genert Tokayev

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco