Kievi ndryshon orën e shtetrrethimit, paralajmërimi i kryebashkiakut Vitali Klitschko

Kievi ndryshon orën e shtetrrethimit, paralajmërimi i kryebashkiakut Vitali Klitschko

13:02, 26/02/2022
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 me orën lokale (15:00-06:00 GMT).

Masa, e cila hyn në fuqi nga sot, zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

Duke shkruar në Twitter, zoti Klitschko paralajmëroi: "Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.Ju lutemi trajtojeni situatën me mirëkuptim dhe mos dilni jashtë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco