E fundit, Zelensky: Ne kontrollojmë Kievin dhe qytetet kryesore

E fundit, Zelensky: Ne kontrollojmë Kievin dhe qytetet kryesore

12:02, 26/02/2022
A+ Aa A-

Në një mesazh të ri presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se ushtria ukrainase ka nën kontroll Kievin dhe zonat përreth.

"Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë, ne mund të jetojmë në paqe" duke shtuar: ‘Kemi rezistuar dhe kemi zbrasur me sukses sulmet e armikut.Luftimet vazhdojnë në shumë qytete dhe lagje të shtetit tonë. Por ne e dimë se çfarë po mbrojmë- vendin, tokën, të ardhmen e fëmijëve tanë. Kievi dhe qytetet kryesore rreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria jonë. Pushtuesit donin të bllokonin qendrën e shtetit tonë dhe të vendosnin kukullat e tyre këtu, siç bënë në Donetsk. Ne e nxorëm jashtë loje planin e tyre  Ne do të kemi shumë punë për të rindërtuar vendin. Ne jemi gati për këdo që do të vijë nga jashtë. Ne do ta fitojmë këtë luftë, rroftë Ukraina' shprehet në videon e publikuar nga presidenti ukrainas. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco