Zelensky: Është koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Zelensky: Është koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE

10:43, 26/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky tha se tani është një "moment vendimtar" për të vendosur për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, në një postim ditën e sotme në Twitter .

"Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në #BE. Ukraina po lufton pushtuesin me armë në dorë, duke mbrojtur lirinë e saj dhe të ardhmen evropiane. Kam biseduar dhe me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leien për ndihmën efektive për vendin tonë nga BE në këtë luftë heroike. Jam i bindur se BE do të zgjedhë Ukrainën " shkruan në Twitter presidenti ukrianas .

Ndërsa beteja për Kievin vazhdonte, Zelensky shpesh herë përdor platformën e mediave social për të postuar përditësime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco