Pretendim i frikshëm!Putin mund të përdorë raketat termobarike në Ukrainë

Pretendim i frikshëm!Putin mund të përdorë raketat termobarike në Ukrainë

07:37, 26/02/2022
A+ Aa A-

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë sot në ditën e saj të tretë.

Konfliktii nxhetë tashmë është zhvendosur në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.

Por mbrëmjen e djeshme zyrtarët perëndimore kanë shprehur paralajmërime të frikshme.

Sipas tyre në rast se operacione i ushtrisë ruse dështon, atëherë Moska mund të përdorë, supër armën e tij që shkatërron dhe kufomat e njerëzve.

Sipas  Daily Mail , zyrtarët kanë frikë se presidenti rus do të përdorë raketat termobarike. 

Raketat ndezëse dhe termobarike përdoren gjerësisht nga shumë ushtri në mbarë botën. 

Sistemet ruse të armëve të zjarrit TOS-1 Buratino dhe TOS-1A Solntsepyok janë disa nga armët më të frikshme në fushën moderne të betejës.

Raketat ndezëse dhe termobarike janë përdorur vazhdimisht në konfliktet lokale në vitet e fundit, përfshirë në Siri. 

Megjithatë, ka disa kufizime. 

Efektiviteti i raketave ndezëse dhe termobarike varet shumë nga moti - domethënë, kur bie shi, fryn erë ose bie borë e madhe, një re aerosol është më e vështirë të shpërndahet dhe për rrjedhojë, gjerësia e zonës së prekur zvogëlohet. 

Vihet re se raketat termobarike janë ndër armët më të fuqishme jo-bërthamore të zhvilluara ndonjëherë.

Pretendohet se sistemi rus i raketave me shumë tyta Tos-1 ende nuk është përdorur, por ka kaluar në Ukrainë. 

Moska i ka përdorur më parë në Çeçeni dhe Siri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco