Pushtimi i Ukrainës, Zelensky: Lajme të rreme nuk po dorëzojmë armët...

Pushtimi i Ukrainës, Zelensky: Lajme të rreme nuk po dorëzojmë armët...

07:24, 26/02/2022
A+ Aa A-

Një video e re e ngarkuar nga rrugët e Kievit u publikua herët mëngjesin e sotëm nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Zelensky ka sqaruar se ushtria ukrainase vazhdon të luftojë dhe nuk ka ndërment të dorëzojë armët.

‘Ka shumë informacione të rreme në internet se unë po i bëj thirrje ushtrisë tonë të dorëzojë armët dhe se ka një evakuim’ tha ai në një sfond të Shtëpisë Gorodetsky të Kievit, duke shtuar:

'Unë jam këtu. Ne nuk do t’i dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë’.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco