Udhëheqësi i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov i ka ardhur në ndihmë mikut të tij, presidentit rus, Vladimir Putin, pasi ky i fundit po has vështirësi në përpjekje për të pushtuar Ukrainën.
10 mijë luftëtarë çeçenë u nisën sot drejt Ukrainës me urdhër të Kadyrov, i cili njihet si krahu i djathtë i Putin.
Por ky veprim i liderit çeçen ka zemëruar botën.
Rrjetet sociale kanë dënuar vendimin e tij, ndërsa i kanë kujtuar me pamje shkatërrimin e Çeçenisë në disa luftëra me Rusinë që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e deri në vitin 2017.
Fotot që shihni më poshtë i përkasin Grozny-t, kryeqytetit çeçen gjatë luftërave për pavarësi nga Rusia, 1994-1996 dhe 1999-2000, i shkrumbuar nga predhat dhe bombat ruse.
Pamjet flasin vetë, kështu ka qenë Grozny pas bombardimeve nga ushtria ruse:
© SYRI.net