Biden, sanksione ndaj Putin dhe Lavrov, iu ndalohet hyrja në SHBA, goditet pasuria 200 mld $ e liderit rus

Biden, sanksione ndaj Putin dhe Lavrov, iu ndalohet hyrja në SHBA, goditet pasuria 200 mld $ e liderit rus

23:18, 25/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti Joe Biden po planifikon të vendosë sanksione drejtpërdrejt ndaj Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas sulmit ushtarak ndaj Ukrainës. 

Edhe Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkua njoftuan se do të vendosin sanksione që synojnë Putinin dhe Lavrovin. 

"Në përputhje me vendimin e aleatëve tanë europianë, SHBA do t'u bashkohen atyre në sanksionimin e presidentit Putin dhe ministrit të Jashtëm, Lavrov", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. 

SHBA synon të godasë pasurinë 200 miliardë dollarë të liderit rus. 

Por masat do të jenë kryesisht simbolike pasi mbetet e paqartë se ku janë paratë e Putinit dhe sa ka prej tyre. 

Psaki tha se 'ndalimi i udhëtimit në SHBA' do të ishte pjesë e masave të Shtëpisë së Bardhë në sanksionet ndaj Putin dhe Lavrov. 

Putin do të bëhet objektivi më i lartë që do të goditet pasi Shtëpia e Bardhë vendosi masa ndaj bankave dhe oligarkëve të shumtë rusë. Biden ka qenën nën presion për të shënjestruar personalisht Putinin për sulmin e tij ndaj Ukrainës. 

Biden bisedoi në telefon këtë të premte për 40 minuta me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy. Ky i fundit i ka kërkuar sanksione të ashpra për Rusinë dhe Vladimir Putin si dhe ndihma konkrete për t'i bërë ballë agresionit ushtarak rus. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco