Biden i 2019-s sulmonte Trump: Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë në Ukrainë nën presidencën e tij

Biden i 2019-s sulmonte Trump: Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë në Ukrainë nën presidencën e tij

22:36, 25/02/2022
A+ Aa A-

Komentet e mëparshme të presidentit amerikan Joe Biden mbi atë që mund të "ndodhte në Ukrainë" nën presidencën e Donald Trump po risillet për opinionin, kur aktualisht vazhdon sulmi i ushtrisë ruse për të pushtuar Ukrainën.

Në vitin 2019, kandidati i atëhershëm Biden e hodhi poshtë Trumpin teksa fliste në një konferencën kombëtare (DNC), duke paralajmëruar amerikanët të votonin kundër për rizgjedhjen e Trump, pasi sipas tij do kishte një rënie hipotetike të Ukrainës, raporton FoxNews.

“Do të duhet shumë punë për të kompensuar të gjithë dëmin që ai ka bërë në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar”, tha Biden.

"Rrjeti i tij i banditëve dhe bashkëpunëtorëve do të vazhdojë të përpiqet të minojë demokracinë tonë ndërkohë."

"Imagjinoni se çfarë mund të bëjë ai në një vit tjetër, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me Ukrainën," tha Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco