92 punonjës të ‘Çernobilit’ po mbahen peng nga forcat ruse!

92 punonjës të ‘Çernobilit’ po mbahen peng nga forcat ruse!

22:13, 25/02/2022
A+ Aa A-

Nëntëdhjetë e dy anëtarë të personelit operacional të termocentralit të Çernobilit po mbahen peng nga forcat ruse, tha ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, gjatë një konference për shtyp në Uashington, DC, të premten.

Për shkak se personeli i termocentralit po mbahet peng, ata nuk janë në gjendje të punojnë me turne dhe të ndjekin rregullat strikte që kërkon termocentrali, tha ajo.

Përgjegjësia e termocentralit tani i takon Rusisë”, tha Markarova. Ukraina po u drejtohet të gjithë rregullatorëve bërthamorë dhe vendeve të tjera për t’i paralajmëruar ata për situatën në Çernobil, shtoi ajo.

“Ne jemi të indinjuar nga raportet e besueshme se ushtarët rusë aktualisht po mbajnë peng stafet e objekteve të Çernobilit”, u tha gazetarëve të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Kjo pengmarrje e paligjshme dhe e rrezikshme, e cila mund të prishë përpjekjet rutinë të shërbimit civil të kërkuara për të mirëmbajtur dhe mbrojtur objektet e mbetjeve bërthamore është padyshim tepër alarmante dhe shumë shqetësuese. Ne e dënojmë atë dhe kërkojmë lirimin e tyre.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco