‘Putin tërbohet nga rezistenca e Kievit’/ Paralajmërohet përdorimi i ‘babait të të gjitha bombave’

‘Putin tërbohet nga rezistenca e Kievit’/ Paralajmërohet përdorimi i ‘babait të të gjitha bombave’

21:43, 25/02/2022
A+ Aa A-

Zyrtarët perëndimorë kanë ngritur alarmin në orët e fundit, se Rusia mund të përdorë superarmë që avullojnë trupat dhe shtypin organet e brendshme, nëse sulmi i tyre vijon të bllokohet nga rezistenca e ukrainasve. 

Ata kanë frikë se Vladimir Putin mund të përdorë armë termobarike me fuqi të lartë, të quajtur "babai i të gjitha bombave", pasi ukrainasit guximtarë po i rezistojnë përpjekjeve të tij për të marrë kontrollin e Kievit, raporton Dailymail.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se njësitë ruse që po vonojnë në marshimin e tyre pushtues ndërsa ndeshen me rezistencën e ashpër të ukrainasve, mund të përdorin granatimet pa dallim, njëjtë si sulmet terroriste.

Armët termobarike, të njohura gjithashtu si bomba me vakum, janë eksplozivë me fuqi të lartë që përdorin vetë atmosferën si pjesë të shpërthimit. Ato janë ndër armët më të fuqishme jo-bërthamore të zhvilluara ndonjëherë.

Një bombë termobarike e hedhur nga SHBA mbi talibanët në Afganistan në vitin 2017 la një krater më shumë se 300 metra (1,000 këmbë) të gjerë pasi shpërtheu gjashtë këmbë mbi tokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco