Serbia 'satelit' i Rusisë, nuk i vendos sanksione Moskës

Serbia 'satelit' i Rusisë, nuk i vendos sanksione Moskës

19:01, 25/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se shteti i tij nuk do t'i vendosë sanksione Rusisë. 

Ai tha se Serbia qëndron për paqen, respekton të drejtën ndërkombëtare dhe beson se është e gabuar të cenohet integriteti territorial i çdo vendi, përfshirë Ukrainën, por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, sepse do mbrojnë interesat e saj.

Ai tha se Serbia respekton normat e së drejtës ndërkombëtare dhe se kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur vendin, por edhe i kupton mirë nevojat e tij.

“Udhëheqja e Serbisë, ajo ka interesat e saj jetike, kombëtare dhe shtetërore, por respekton edhe miqësitë tradicionale, nuk harron atë që ndodhi në 1999 dhe 2015” – theksoi Vuçiç.

Pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiç përcolli konkluzionet në të cilat thekson se Serbia e bazon politikën e saj në të drejtën ndërkombëtare dhe ofron mbështetje të plotë për integritetin territorial të Ukrainës. 

“Ne respektojmë të drejtën ndërkombëtare, por ruajmë miqësi”.

Presidenti u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar në anën e vendit të tyre - Serbisë, sa i përket situatës aktuale në botë.

Presidenti i Serbisë tha se ka biseduar me patriarkun Porfir dhe e ka njoftuar me konkluzionet që Serbia ka bërë në lidhje me situatën në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco