VIDEO/ Të shtëna me armë në një stacion treni në Kiev, njerëzit ulërijnë të tmerruar

19:01, 25/02/2022
A+ Aa A-

Pamje tronditëse vijnw nga kryeqyteti ukrainas Kievi, teksa Rusia vazhdon pushtimin e vendit.

Të shtëna me armë zjarri mund të dëgjohen në pamjet e publikuara nga BBC që tregojnë turma njerëzish që përpiqen të hipin në trena në stacionin e trenit në Kiev.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se rojet ukrainase qëlluan të shtëna paralajmëruese për të parandaluar një rrëmujë ndërsa turmat u futën me forcë në trenat e evakuimit. Njerëzit janë larguar nga shtëpitë e tyre ndërsa trupat ruse përparojnë në rrethet veriore të kryeqytetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco