Stolenberg: NATO do bëjë gjithçka për të mbrojtur aleatët, kemi dërguar forca në det, ajër dhe tokë

Stolenberg: NATO do bëjë gjithçka për të mbrojtur aleatët, kemi dërguar forca në det, ajër dhe tokë

18:57, 25/02/2022
A+ Aa A-

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar në konferencë të jashtëzakonshme për mediat, se NATO do bëjë gjithçka që të mbrojë aleatët.

Stoltenberg tha se Rusia ka dërguar forca të shumta nga deti, ajri dhe toka.

Jens Stolenberg: Ne e kemi forcuar mbrojtjen tonë. Aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrojtjes dhe po dërgojmë elementë të forcave të NATO-së në det, ajër, tokë për të forcuar pozicionin tonë nëse do ketë sulme ndaj nesh. SHBA, Kanadaja dhe Aleatët Europianë kanë sjellë trupa në lindje të Europës, në vendnndodhje të ndryshme. Nuk duhet të ketë hapësira për keqkuptime, do bëjmë gjithçka për të mbrojtur aleatët tonë. Liderët e bënë të qartë që duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën. Kremlini po mundohet të pengojë ndihmën tonë, por ne nuk do ndalojmë.

Pyetje: Për sa kohë mund të rezistojë Ukraina dhe çfarë mbështetje do japë NATO për këtë pushtim sepse ne po shohim një ndërhyrje masive.

Stolenberg: Është pikërisht ajo që ka parashikuar inteligjenca jonë, e kemi njoftuar këtë, kemi parë retorikat, mesazhet dhe e kemi parë se Rusia dëshiron të ndryshojë qeverinë ukrainase që është zgjedhur në mënyrë demokratike. Forcat ukrainase po luftojnë fuqimisht, por sërish situata është e vështirë. Aleatët e NATO-s e kanë shprehur në Samit që do i japin mbështetje Ukrainës dhe do shohim si do shkojë situata. Mesazhi ynë është se jemi aty për të mbështetur Ukrainën.

Pyetje: A do e ndihmoni me pajisje ushtarake dhe çfarë do mundësojë NATO?

Stolenberg: Ne vazhdojmë të japim mbështetje për Ukrainën, u dhamë informacine për pajisjet e përdorura. Po i mbështesim me anë të pajisjeve ushtarake. Jemi në situatë të vështirë dhe nuk e dimë sesi do shkojë më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rudi25/02/2022 19:09

U dhjefsha NATON(OTAN). Në Ukrainë po vriten fëmijë. I keni kurdisur vetë rritjen e çmimeve. Erdhi ky plehra Putini me forcat Ruse në aeroport të Prishtinës dhe e mbrojti Millosheviçin. Sot atje kanë nevojë për ndihmë. Jo ndihmë viruale, por reale. Ku jeni??!!

Shto koment

Denonco