‘Rusia zbrapset nga Ukraina’/ Inteligjenca amerikane: Priten humbje më të mëdha! Ja shifrat nga terreni

‘Rusia zbrapset nga Ukraina’/ Inteligjenca amerikane: Priten humbje më të mëdha! Ja shifrat nga terreni

18:04, 25/02/2022
A+ Aa A-

Inteligjenca amerikane ka lajme të këqija për ushtrinë ruse, pasi ata kanë të dhëna nga terreni që tregojnë se ushtria ruse e ka humbur “tempon” në sulmin ndaj Ukrainës dhe tani pritet që të pësojnë humbje edhe më të mëdha.

Zyrtari i lartë amerikan tha që Rusia nuk ka marrë ende deri më tani asnjë qendër të madhe administrative në Ukrainë duke ndejtur në periferi të vendit edhe pse sulmet me raketa janë zhvilluar në zona të banuara duke lënë qindra të vdekur, raporton Reuters.

Amerikanët kanë të dhëna se Rusia po përgatit edhe një sulm kibernetik ndaj hidrocentralit Kakhovka në jug të Ukrainës.

Më herët,  zyrtarë britanikë raportuan se ushtria ruse kishte humbur 2 800 ushtarë, 80 tanke dhe më shumë se 500 mjete të tjera gjatë ditës së parë të sulmit mbi Ukrainë, ndërkohë që raportohen edhe 10 avionë e 7 helikopterë të rrëzuar.

Gjatë pasdites, Presidenti Putin i kërkoi ushtarëve ukrainas “që të marrin situatën në dorë”, gjë që u lexua si një thirrje për grusht shteti ndaj qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco