Lufta në Ukrainë/ 'Eurovision' përjashton Rusinë nga kompeticioni

Lufta në Ukrainë/ 'Eurovision' përjashton Rusinë nga kompeticioni

18:01, 25/02/2022
A+ Aa A-

Organizatorët e “Eurovision” përmes një deklarate kanë njoftuar vendimin lidhur me pjesëmarrjen e Rusisë në kompeticionin e këtij viti.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, është bërë i ditur se “Eurovision” ka vendosur të përjashtojë Rusinë nga gara muzikore për vitin 2022.

Kompeticioni i këtij viti do të zhvillohet në Torino, Itali. 

Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur vlerat e një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar”, thotë njoftimi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco