Raporti sekret britanik rrëzon propagandën e Moskës: Rusia s'ka avancuar shumë! Ukraina kontrollon qytetet kryesore

Raporti sekret britanik rrëzon propagandën e Moskës: Rusia s'ka avancuar shumë! Ukraina kontrollon qytetet kryesore

16:53, 25/02/2022
A+ Aa A-

Inteligjenca britanike raporton se ushtria ruse nuk ka acancuar shumë në Ukrainë, ndryshe nga propaganda e Moskës që flet për nënshtrim të ushtrisë vendase.

Më herët u publikuan të dhëna nga i njëjti raport, i cili bën të ditur se Putin dështoi të realizonte ndonjë prej objektivave të tij në Ukrainë.  

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka bërë një raportim lidhur me ofensivën e Rusisë në Ukrainë për ditën e sotme.

Me anë të një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe bën të ditur se luftimet po zhvillohen në pika kyçe të Ukrainës.

Sipas zyrtarëve të inteligjencës britanike, "Rusia nuk ka avancuar shumë në Ukrainë", dhe se "ushtria vendase ka në kontroll shumicën e shteteve kryesore".

Sulmet e Rusisë kanë vazhduar edhe gjatë natës në pjesë të ndryshme të Ukrainës.

Në qytetin e Lviv në Ukrainën Perëndimore u ndezën sirenat e luftës, por deri më tani, sipas raportimeve nuk janë regjistruar sulme. 

Po sipas këtij raporti, mësohet se kanë humbur jetën rreth 450 ushtarë rusë, në ditën e parë të ofensivës pushtuese ndaj Ukrainës. 

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, deklaroi këtë të premte se deri tani raportohet për 800 ushtarë rusë të vrarë. 

Janë shkatërruar 30 tanke si dhe rrëzuar 7 avionë e gjashtë helikopterë rusë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco