Zelensky i bën thirrje sërish Putinit: Le të ulemi në tryezën e bisedimeve

Zelensky i bën thirrje sërish Putinit: Le të ulemi në tryezën e bisedimeve

12:51, 25/02/2022
A+ Aa A-

Pas fjalimit të mbajtur mëngjesin e sotëm,  drejtuar popullit të tij presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar sërish homologun e tij rus, Vladimir Putin, të ulet në një tryezë bisedimesh shkruajnë agjencitë ruse Tass dhe Interfax.

Më herët gjatë ditës,  Mikhail Pontolyak një këshilltar i presidencës ukrainase, i tha Reuters se  Ukraina dëshiron paqe dhe ishte gati për bisedime me Rusinë, duke përfshirë miratimin e një regjimi neutral ndaj NATO-s.

 “Nëse bisedimet janë të mundshme, ato duhet të zhvillohen. Nëse në Moskë thonë se duan bisedim, dhe për regjimin neutral, ne nuk kemi frikë nga kjo”, tha ai në një mesazh.

 "Ne mund të flasim edhe për këtë. Gatishmëria jonë për dialog është pjesë e ndjekjes sonë të vazhdueshme për paqe."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco