‘Fuqia e Putinit është rezultat i dobësisë sonë’

‘Fuqia e Putinit është rezultat i dobësisë sonë’

12:46, 25/02/2022
A+ Aa A-

Nga Johannes Boie, BILD

Gjatë viteve të fundit, Gjermania ka besuar vetëm te fuqia e diplomacisë. Por tipat si Putini nuk e çajnë kokën për diplomacinë. Ata të marrin seriozisht vetëm kur mban me vete një armë në valixhen diplomatike.

Kishte mjaftueshëm të dhëna se sa i rrezikshëm është Putini: pushtimi i Krimesë, rrëzimi i avionit të pasagjerëve MH17 me 298 viktima në vitin 2014.

Angela Merkel dhe shumë të tjerë e anashkaluan në mënyrë kriminale këtë.

Vitet e fundit, kushdo që vinte në dukje se Gjermania duhet të shpenzojë më shumë për armë, për ushtrinë e saj, fyhej si ‘ekstremist i djathtë’ apo si luftënxitës.

Gjermania ka dështuar vazhdimisht që të përmbushë detyrimet e saj ndaj NATO-s. Nëndetëset e ushtrisë shpesh notojnë vetëm disa qindra metra përpara se të rikthehen në port me defekt. Avionët gjermanë nuk fluturojnë në mënyrë të besueshme. Të gjitha projektet zgjasin me dekada.

Ndërkohë shtetet e tjera janë përmirësuar.

Shtete, që nuk kanë asgjë të përbashkët me ne. Kina, për shembull. Ky vend bleu një aeroplanmbajtëse njëzet vjet më parë, duke pretenduar se do e kthente në një kazino lundruese. Sigurisht më pas ajo nisi të lundronte në oqeanet e botës si aeroplanmbajtësja e parë e këtij vendi, e armatosur rëndë. Pasojat? Asnjë, kurrë.

Rusia gjithashtu ka investuar shumë në ushtrinë e saj. pse po e bëjnë këtë këto vende? Për të mbajtur ushtritë e tyre në shtëpi përgjithmonë? Ushtarët në kazerma dhe avionët në tokë?

Të dyja vendet kanë qenë të qarta në lidhje me planet e tyre të zgjerimit për një kohë të gjatë. Perëndimi preferoi ta injoronte këtë çështje.

Fuqia e Putinit është rezultat i dobësisë sonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani25/02/2022 14:22

FUQIA E PUTINIT ËSHTË REZULTAT I DEGRADIMIT TË DEMOKRACISË, I KORRUPSIONIT GALOPANT, I BUROKRACIVE MBYTËSE DHE I MASHTRIMEVE TË PERËNDIMIT! FUQIA E PUTINIT ËSHTË REZULTAT I DËSHTIMEVE SKANDALOZE TË POLITIKAVE STABILOGRATIKE FALLCO DUKE VRARË DEMOKRACITË POPULLORE DHE LIRITË DEMOKRATIKE TË POPUJVE TË PERËNDIMIT! ZONJA MERKEL NUK I MBROJTI DEMOKRACITË E BRISHTA NË BALLKAN POR PËRKËDHELI SOROSIANO-DIKTATORËT RINJ PUTINIST DHE ERDOGANIST TË QEVERIVE TË BALLKANIT NGA MË TË INKRIMINUARAT DHE MË TË KORRUPTUARAT NË BOTË, MË KEQ SE SA REGJIMET DIKTATORIALE TË BOTËS SË TRETË!!! NË SAJË TË MBËSHTETJES TUAJ ZNJ. MERKEL, PUTINI DHE ERDOGANI U BËNË SIMBOLET DHE FRYMËZUESIT E KRYEMINISTRAVE TË BALLKANIT, TË PËRKËDHELURIT TUAJ DHE JO FIGURAT DHE PERSONALITETET E SHQUARA TË BOTËS PERËNDIMORE!! NË SAJË TË MBËSHTETJES, PËRKËDHELJEVE DHE HESHTJES TUAJ, NE VENDET E BALLKANIT DEMOKRACIA U GOTIT RËNDË DHE KËTO VENDE U KTHYE NË DISA MINIRUSI EVROPIANE!!! SHQIPËRIA KA GATI 30 VJET QË NUK ARRINË QË TË BËJË NJË HERË TË VETME ZGJEDHJE TË LIRA, DEMOKRATIKE DHE TË NDERSHME, NDËRSA JU I PËRKËDHELNI DHE PËRKRAHNI KRYEMINISTRAT HAJDUTË, TË KORRUPTUAR, DIKTATORË, AUTORITARISTË, ANTIDEMOKRATË DHE ANTIPOPULLORË DHE KRIMINELË, DUKE THËNË, JENI NË RRUGËN E DUHUR!!! AKOMA MË KEQ SE JU KA VEPRUAR SHBA!!! JA REZULTATIN TEK E KENI!!! KY ËSHTË NJË TURP PËR BOTËN PERËNDIMORE!!!

Shto koment

Denonco