Lajmi i fundit

ODEON/ 'Unë, Fojerbahu', Ervin Bejleri: Teatri u përket atyre që e ngulin thikën në shpirt

Zelensky: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk është thjesht pushtim, është fillimi i luftës kundër Europës!

Zelensky: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk është thjesht pushtim, është fillimi i luftës kundër Europës!

12:20, 25/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi para disa minutave se "pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk është thjesht një pushtim, është fillimi i luftës kundër Europës."

Në video-mesazhin e tij drejtuar popullit dhe komunitetit ndërkombëtar, Zelenski shprehimisht tha: "Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk është thjesht një pushtim, është fillimi i luftës kundër Europës. Kundër unitetit të Evropës. Kundër të drejtave themelore të njeriut në Evropë. Kundër të gjitha rregullave të bashkëjetesës në kontinent. Kundër faktit se shtetet evropiane e refuzojnë ndarjen e kufijve me dhunë," theksoi presidenti.

"Evropa ka fuqi të mjaftueshme për të ndaluar luftën"

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u shpreh i bindur se Evropa ka fuqi të mjaftueshme për të ndaluar agresionin rus kundër Ukrainës dhe duhet të veprojë menjëherë. "Evropa ka fuqi të mjaftueshme për të ndalur këtë agresion. Çfarë pritet nga vendet evropiane? Anulim i vizave për rusët? Shkëputje nga SWIFT? Izolim total i Rusisë? Tërheqje të ambasadorëve? Embargo të naftës? Mbyllje të hapësirës ajrore? - Sot gjithçka duhet të jetë mbi tryezë, sepse kjo do të thotë kërcënim për të gjithë, për të gjithë ne, për të gjithë Evropën. Ne ende mund ta ndalim agresionin. Ne duhet të veprojmë pa asnjë vonesë”, theksoi Zelensky.

Ndërkohë që jepej deklarata, trupat ruse po avanconin drejt kryeqytetit, Kievit. Luftimet e ashpra vazhdojnë në qytetet e mëdha me shpërthime dhe sirena sulmi ajror në kryeqytetin ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco