Lajmi i fundit

ODEON/ 'Unë, Fojerbahu', Ervin Bejleri: Teatri u përket atyre që e ngulin thikën në shpirt

A do shkëputet Rusia nga sistemi SWIFT? Franca: Ky është hapi i fundit

A do shkëputet Rusia nga sistemi SWIFT? Franca: Ky është hapi i fundit

11:06, 25/02/2022
A+ Aa A-

Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire tha se shkëputja e Francës nga sistemi global bankar, i njohur si SWIFT, është hapi i fundit.

BE dhe SHBA nuk kanë rënë dakord për shkëputjen e Rusisë nga ky sistem, që do ishte një goditje shumë e rëndë për ekonominë ruse. Megjithatë ministri francez tha se ky opsion nuk është hequr akoma nga tryeza. Edhe homologu i tij gjerman, Christian Lindner tha se të gjitha opsionet janë në tryezë.

SWIFT është një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën.

Ligjvënësit rusë thonë se nëse kjo ndodh, dërgesat e naftës, gazit dhe metaleve ruse do të ndalonin. Pasojat ekonomike do të ishin katastrofike.

Ekziston megjithatë një precedent i tillë. SWIFT shkëputi Iranin në vitin 2012 pas sanksioneve. Vendi humbi thuajse gjysmën e të ardhurave nga eksporti i naftës dhe mbi 30 përqind të të gjithë tregtisë me jashtë.

Megjithatë ashtu siç mund të mendohej, kanë nisur krisjet e para mes vendeve perëndimore. Sipas Daily Mail, diplomatët janë të shqetësuar se disa prej shteteve evropiane mund të mos jenë në një front të përbashkët.

Kështu, Italia thuhet se kërkon që nga lista e sanksioneve të mbetet jashtë industria e mallrave të luksit, në mënyrë që të vazhdojnë të eksportojë drejt Rusisë. Kurse Belgjika kërkon që të përjashtohet industria e diamanteve nga sanksionet.

Të tjera vende janë të shqetësuara nga çështja e gazit, pasi janë shumë të varura nga Rusia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

rrapi25/02/2022 12:12

Eshte plakur shume plera , si duket nuk di nga ti çoj parat e vjedhura

Shto koment

Denonco