Niveli i rrezatimit bërthamor në Çernobil është rritur pas pushtimit rus

10:55, 25/02/2022
A+ Aa A-

Nivelet e rrezatimit në impiantin e Çernobilit janë rritur pasi trupat ruse pushtuan këtë zonë, raporton DM.

Kështu bëri të ditur të premten Agjencia Bërthamore e Ukrainës.

Forcat ruse morën kontrollin e këtij impianti pas një përplasje të fortë me forcat ukrainase të premten. Ndërkohë rusët kanë mohuar lajmet se niveli i rrezatimit është rritur.

Pushtimi i këtij impianti ka ngritur frikën se mund të ketë një rrjedhje radioaktive nga reaktori që tronditi Europën në vitin 1986.

Ekspertët thonë se shanset janë minimale, megjithatë asgjë nuk përjashtohet. Sipas ushtarakëve, Rusia e ka pushtuar këtë zonë pasi është një rrugë më e shpejtë për të mbërritur në Kiev.

Kurse Ministria e Mbrojtjes ruse deklaroi se trupat e saj po mbajnë uzinën bërthamore të Çernobilit për ta “mbrojtur atë”.

Rusia thotë se po e bën këtë për të siguruar që “grupet nacionaliste dhe organizatat e tjera terroriste nuk mund të përdorin situatën në vend për të organizuar një provokim bërthamor”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco