Macron bisedë telefonike me Putin, ja çfarë u diskutua

Macron bisedë telefonike me Putin, ja çfarë u diskutua

22:27, 24/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin foli me telefon me presidentin francez Emmanuel Macron të enjten dhe i dha atij një shpjegim “shterrues” të arsyeve të veprimeve të Rusisë në Ukrainë, tha Kremlini.

Kremlini tha se telefonata u bë me iniciativën e Macron dhe ai dhe Putin ranë dakord të qëndronin në kontakt.

Macron ndërmori diplomaci intensive në javët e fundit në përpjekje për të shmangur një pushtim rus të Ukrainës, duke përfshirë mbajtjen e bisedimeve me Putinin në Kremlin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco