Rrëzohet pranë Ukrainës avioni luftarak rus 'Antonov', asnjë i mbijetuar

Rrëzohet pranë Ukrainës avioni luftarak rus 'Antonov', asnjë i mbijetuar

22:01, 24/02/2022
A+ Aa A-

Një avion rus “Antonov An-26” i ngarkuar me armatime u rrëzua në rajonin jugor të Voronezh të Rusisë afër Ukrainës, duke vrarë të gjithë anëtarët e ekuipazhit në bord. 

Lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

“Gjatë një fluturimi të planifikuar për transportin e pajisjeve ushtarake, një aeroplan An-26 i forcave ajrore ruse u rrëzua”, njoftoi ministria e mbrojtjes në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve.

“I gjithë ekuipazhi ka vdekur”, thuhet në deklaratë.

Në bordin e avionit ndodhesin gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 38 personel ushtarak.

Përplasja ndodhi ndërsa trupat ruse kishin kaluar kufirin ukrainas dhe po i afroheshin kryeqytetit, Kiev, të enjten pasi Kremlini urdhëroi një pushtim masiv të fqinjit të tij.

Ministria e Mbrojtjes fajësoi një defekt teknik si shkak për rrëzimin e avionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco