Pushtimi i Ukrainës/ Këto janë sanksionet e SHBA kundër Rusisë

Pushtimi i Ukrainës/ Këto janë sanksionet e SHBA kundër Rusisë

20:21, 24/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi sot në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë drejtuar popullit amerikan, 4 sanksionet ndaj Rusisë, pas ofensivës ushtarake që Moska ndërmori mëngjesin e sotëm në Ukrainë. 

Biden u shpreh i bindur se sanksionet do të japin rezultat, madje tha se do të jenë të efektshme po aq sa raketat që lëshon Putin mbi objektivat ukrainase. 

Sanksionet e shpallur nga Biden janë të karakterit ekonomik dhe ushtarak, për të stopuar avancimin dhe rritjen e ushtrisë ruse. 

Sanksionet kundër Rusisë: 

Kufizon aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, funte dhe yen për të qenë pjesë e ekonomisë globale;

Ndalon aftësinë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse;

Dëmton aftësinë e tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të XXI-të të teknologjisë;

Bllokimi i katër bankave të tjera të mëdha ruse në SHBA. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet;

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Durrsi24/02/2022 21:18

Amon se qekit kput n'myth re me kto sanksione e toç.

Shkodran24/02/2022 21:04

Une mendoj qe Amerika eshte ne ditet e saja me te keqija,dobesimi i Amerikes i dha rruge sulmit Rus mbi Ukrahinen.

Shto koment

Denonco