Avionët kinezë ngrihen mbi Tajvan/ Sa shqetësuese është situata?

Avionët kinezë ngrihen mbi Tajvan/ Sa shqetësuese është situata?

20:19, 24/02/2022
A+ Aa A-

Tajvani bëri të ditur sot se nëntë avionë kinezë kanë hyrë në hapësirën e tyre ajrore. Ministria e Mbrojtjes tha se kishte ngritur avionët dhe kishte lëshuar një paralajmërim ndaj avionëve kinezë.

Një flotë e vogël me 8 avionë luftarakë J-16 dhe një avion monitorimi Yun-8 thyen hapësirën ajrore tajvaneze. Avionët tajvanezë lëshuan një paralajmërim dhe monitoruan lëvizjet e tyre. Kjo vjen në kohën kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, ndërkohë që Kina refuzoi të dënonte veprimet e Moskës.

Por sa shqetësuese është situata në Tajvan?

Një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes në SHBA tha për Fox News se nuk është e pazakontë që avionët kinezë të futen në hapësirën ajrore tajvaneze. “Kina e ka bërë këtë vazhdimisht gjatë muajve të fundit,” tha ai.

Kurse një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes tha se Pentagoni është i shqetësuar nga këto akte provokative të Kinës.

Tajvani ka ngritur nivelin e alarmit pas pushtimit rus në Ukrainë, ndërkohë që Kina ka thënë se Tajvani nuk është Ukraina.

Megjithatë, sipas Fox News, Kina po përpiqet që të theksojë se mënyra se si do mbulohet pushtimi rus mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes së Tajvanit njëherë e përgjithmonë.

Sipas Washingon Post, një llogari e rëndësishme në median sociale kineze, në pronësi të Beijing News, postoi gabimisht udhëzimet që ka marrë media kineze për mbulimin e çështjes së Ukrainës.

Postimi u fshi, por aty thuhej se nuk duhet bërë asnjë lajm i pafavorshëm ndaj Rusisë dhe se nuk duhet publikuar asnjë postim pro-perëndimor.

“Kina do të ketë nevojë për Rusinë kur të përplaset me Amerikën për të zgjidhur çështjen e Tajvanit njëherë e përgjithmonë,” thuhej në postimin e fshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco