‘Ku është Joe gjumashi’/ Kritika të forta ndaj presidentit amerikan pas sulmit rus

‘Ku është Joe gjumashi’/ Kritika të forta ndaj presidentit amerikan pas sulmit rus

19:31, 24/02/2022
A+ Aa A-

Joe Biden u kritikua për mungesën e tij publike në lidhje me Ukrainën, pasi Rusia nisi një luftë në të gjitha drejtimet këtë mëngjes.

Sipas Daily Mail, “pasi u akuzua për dobësi përballë agresionit rus, atij po i kërkohet të godasë Rusinë dhe rrethin e ngushtë të Vladimir Putin me sanksione sa më të ashpra sa më shpejt të jetë e mundur”.

Biden tha se po monitoronte situatën nga Shtëpia e Bardhë, por nuk bëri asnjë fjalim apo paraqitje publike as 12 orë pas fillimit të luftës.

Ish-presidenti Donald Trump ishte i ashpër ndaj mënyrës se si po reagon Biden. Në një intervistë për Fox News, Trump tha se ‘Biden ndoshta është në shtrat tani, në vend që të monitorojë zhvillimet’.

Biden u fotografua së fundmi të martën më 22 shkurt, teksa njoftoi disa sanksione kundër Rusisë nga Shtëpia e Bardhë.

Administrata e Biden është përballur me kritika të forta pasi ka vendosur të sanksionojë vetëm pesë persona rusë nga rrethi i ngushtë i Putinit dhe vetëm dy banka.

Senatori Ted Cruz tha se këto sanksione janë kaq të buta, sa vetëm e rrisin shansin për një konflikt ushtarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco