FOTO/ Putin shtyp protestat kundër luftës në Ukrainë, 700 të arrestuar

FOTO/ Putin shtyp protestat kundër luftës në Ukrainë, 700 të arrestuar

19:25, 24/02/2022
A+ Aa A-

Policia ruse ka arrestuar më shumë se 700 persona në protestat kundër luftës të mbajtura në qytete në të gjithë vendin. Demonstratat ishin organizuar në 40 vende të ndryshme, duke përfshirë në kryeqytet, Moskë.

Policia ruse  u kërkon protestuesve të largohen nga Sheshi Pushkinskaya në Moskë, duke thënë me altoparlantë se protesta është e paautorizuar.

Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.

Nderkohe një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë thotë se ushtria e vendit ka arritur qëllimet që kishte vendosur për ditën e parë të pushtimit të Ukrainës. “Të gjitha detyrat që iu caktuan grupeve të trupave të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse për atë ditë u kryen me sukses,” tha Igor Konashenkov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco