Moska do shkëputet nga sistemi SWIFT, por Perëndimi nis të kriset

Moska do shkëputet nga sistemi SWIFT, por Perëndimi nis të kriset

19:21, 24/02/2022
A+ Aa A-

Perëndimi është zotuar se do ndërmarrë ndaj Rusisë disa prej sanksioneve më të rënda në histori, pas sulmit mbi Ukrainë. Sanksionet pritet të godasin bankat më të mëdha ruse dhe oligarkët.

Një nga masat që pritet të merret do jetë shkëputja e Rusisë nga sistemi SWIFT. 

SWIFT është një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën.

Ligjvënësit rusë thonë se nëse kjo ndodh, dërgesat e naftës, gazit dhe metaleve ruse do të ndalonin. Pasojat ekonomike do të ishin katastrofike. Ekziston megjithatë një precedent i tillë. SËIFT shkëputi Iranin në vitin 2012 pas sanksioneve. Vendi humbi thuajse gjysmën e të ardhurave nga eksporti i naftës dhe mbi 30 përqind të të gjithë tregtisë me jashtë.

Megjithatë ashtu siç mund të mendohej, kanë nisur krisjet e para. Sipas Daily Mail, diplomatët janë të shqetësuar se disa prej shteteve evropiane mund të mos jenë në një front të përbashkët.

Kështu, Italia thuhet se kërkon që nga lista e sanksioneve të mbetet jashtë industria e mallrave të luksit, në mënyrë që të vazhdojnë të eksportojë drejt Rusisë. Kurse Belgjika kërkon që të përjashtohet industria e diamanteve nga sanksionet.

Të tjera vende janë të shqetësuara nga çështja e gazit, pasi janë shumë të varura nga Rusia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco