Forcat ruse kanë marrë nën kontroll impiantin bërthamor të Çernobilit, pas luftimeve të ashpra. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ukraina, e cila thotë se nuk dihet se cila është gjendja e këtij impianti në këto momente.
Një video tregon momentin kur tanket dhe mjetet e tjera të blinduara marrin nën kontroll reaktorin, që ndodhet vetëm 130 milje larg kryeqytetit Kiev.
Çernobili është vendi ku ka ndodhur aksidenti më i rëndë bërthamor në histori. Ende nuk dihet se cili është qëllimi i Rusisë me marrjen nën kontroll të këtij impianti.
Ekspertët thonë se mundësia që të ketë një katastrofë bërthamore në këtë zonë është shumë e vogël. Sipas tyre, rreziku që të ketë një lëshim të materialeve bërthamore nga reaktori i groposur është minimal.
Sipas tyre, kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.
© SYRI.net