'Rusia pushtoi Ukrainën'/ Kina ngre avionët luftarak drejt Tajvanit, rrezikohet përplasja, reagon Pentagoni

'Rusia pushtoi Ukrainën'/ Kina ngre avionët luftarak drejt Tajvanit, rrezikohet përplasja, reagon Pentagoni

17:52, 24/02/2022
A+ Aa A-

Këtë të enjte, Tajvani ‘fërkoi’ forcat e tij ajrore pasi nëntë avionë kinezë kanë hyrë në hapsirë ajrore të ishullit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Një flotë e vogël prej tetë luftëtarësh J-16 dhe një avion teknik zbulues Yun-8 depërtoi hapësirën ajrore.

Avionët tajvanezë i transmetuan një paralajmërim dhe monitoruan aktivitetet e flotës kineze.

Në një reagim për FoxNews, një zyrtar i Mbrojtjes i SHBA tha se ‘kjo nuk është e pazakontë dhe se Kina e ka bërë këtë në të kaluarën disa muaj më parë, ka pasur rregullisht ngjarje të ngjashme.’

Ndërkohë një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes tha se Pentagoni është "i vetëdijshëm për raportimin" dhe se SHBA-të mbeten "të shqetësuara" nga "aksionet provokuese ushtarake pranë Tajvanit".

"Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin një zgjidhje paqësore të çështjeve ndër ngushtica, në përputhje me dëshirat dhe interesat më të mira të popullit në Tajvan," tha zëdhënësi, duke theksuar se një veprim i tillë është "destabilizues" dhe minon paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Angazhimi ynë ndaj Tajvanit është i fortë dhe kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit dhe brenda rajonit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco