Pushtimi i Ukrainës, Ministria e Jashtme ruse: Nuk është fillimi i luftës, por parandalimi i konfliktit global

Pushtimi i Ukrainës, Ministria e Jashtme ruse: Nuk është fillimi i luftës, por parandalimi i konfliktit global

15:15, 24/02/2022
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka folur për sulmet e Rusisë mbi Ukrainë, këtë të enjte.

Zyrtarja e lartë ruse ka thënë se “operacioni i posaçëm”, siç ai u quajt që në fillim nga Putin, po kryhet për të mbrojtur popullin e Donbasit dhe për të çmilitarizuar Ukrainën.

Më tej, Zakharova u shpreh se këto sulme nuk janë "fillimi i luftës, por parandalimi i një situate që mund të çonte në një përplasje ushtarake globale".

“Nuk është fillimi i luftës, por fundi i saj në Donbas”, tha Zakharova, e cituar nga Sputnik News.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco