VIDEO/ Pas nisjes së luftës ushtari ukrainas u jep lamtumirën prindërve: Mami, babi, ju dua!

VIDEO/ Pas nisjes së luftës ushtari ukrainas u jep lamtumirën prindërve: Mami, babi, ju dua!

12:38, 24/02/2022
A+ Aa A-

Dita e sotme ka nisur me lajmin se Rusia ka sulmuar me raketa e bomba Ukrainën duke shpallur luftën mes dy vendeve.

Deri më tani raportohet se të vdekur nga të dyja frontet e luftës, ndërsa mijëra ukrainas kanë dalë në rrugë për t'i shpëtuar vdekjes dhe sulmeve që pritet të ndodhin në orët në vijim.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një ushtari ukrainas i cili edhe pse në frontin e parë të luftës iu ka dërguar një mesazh prindërve të tij.

I veshur me uniformë ushtari u jep lamtumirën prindërve, teksa dëgjohet duke thënë: Ata po na sulmojnë neve. Është mirë që ne jemi ende gjallë. Nëse diçka ndodh... mami, babi ju dua shumë. Gjithçka do jetë mirë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco