Shqetësim, heshtje mes ukrainasve, teksa në vend hyjnë trupat ruse - ME FOTO

Shqetësim, heshtje mes ukrainasve, teksa në vend hyjnë trupat ruse - ME FOTO

11:29, 24/02/2022
A+ Aa A-

Kiev - Edhe pse ukrainasit ishin paralajmëruar për javë të tëra se lufta me Rusinë ishte e pashmangshme, kur sulmet më në fund ndodhën të enjten, dukej se shumë nuk dinin se si të reagonin.

Sirenat e mbrojtjes civile çanë ajrin e kryeqytetit, Kievit në mëngjesin gri dhe me shi, por rruga kryesore e qytetit, Khreshchatyk, kishte një përzierje ankthi dhe normaliteti.

Hoteli ku qëndronin shumë gazetarë të Associated Press urdhëroi evakuimin brenda 30 minutave. Pas pagesës, kamarieri miqësisht pyeti: "A kishit ndonjë gjë nga minibari (për të paguar)?"

Jashtë, klientët ngarkuan me nxitim valixhet e tyre të paketuara me nxitim në makina, ndërsa kalimtarët shëtisnin qentë dhe herë pas here u tundnin me dorë të njohurve.

Disa ishin zgjuar nga zhurma e shpërthimeve në skajet e qytetit, por të tjerët nuk dëgjuan asgjë. Kryetari i bashkisë Boryspil, periferia ku shtrihet aeroporti kryesor i kryeqytetit, tha se disa nga shpërthimet ishin për shkak të rrëzimit të disa dronëve me origjinë të paidentifikuar.

"Unë nuk jam i frikësuar për momentin, ndoshta do të kem frikë më vonë," tha Maxim Prudskoi, një banor që qëndron në Khreshchatyk.

Në Mariupol, qyteti port i detit Azov, për të cilin shumë kanë frikë se do të jetë objektivi i parë i madh për shkak të rëndësisë së tij strategjike dhe industrisë së rëndë të vlefshme, gazetarët e AP panë skena të ngjashme sulmi dhe frike.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco