Presidenti i Ukranës iu bën thirrje qytetarëve: Dhuroni gjak, ka ushtarë të plagosur

Presidenti i Ukranës iu bën thirrje qytetarëve: Dhuroni gjak, ka ushtarë të plagosur

11:18, 24/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas iu drejtua bashkatdhetarëve të tij me përvojë ushtarake dhe u bëri thirrje që të nxitojnë për të mbrojtur atdheun. 

Ai gjithashtu kërkoi nga qytetarët e vendit që të shkojnë të dhurojnë gjak, pasi nëpër spitale ka ushtarë të plagosur. 

''Bëhuni gati të mbroni Ukrainën në sheshet e qyteteve tona”, tha kryeministri ukrainas duke iu drejtuar popullit.

Zelensky iu drejtua gjithashtu popullit rus, duke thënë se ata qytetarë që nuk e kanë humbur ndërgjegjen duhet të dalin në rrugë dhe të protestojnë kundër luftës në Ukrainë.

Në radhët e repartit rezervë mund të hyjë kushdo që mund të mbajë armë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov tha sot se kushdo që është i gatshëm dhe në gjendje të mbajë një armë mund të bashkohet me radhët e forcave rezervë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, pasi policia njoftoi se do të shpërndajë armë për veteranët.

Forcat ruse hodhën raketa në disa qytete të Ukrainës dhe trupat ruse sulmuan vendin, thanë zyrtarët, pas urdhrave të mediave nga presidenti Vladimir Putin për të nisur një operacion të posaçëm ushtarak në Ukrainën lindore.

"Rusia na sulmoi me tradhti këtë mëngjes, siç bëri Gjermania naziste në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Deri më sot, vendet tona janë në anë të ndryshme të historisë botërore. Rusia ka hyrë në rrugën e së keqes, por 'Ukraina po mbrohet dhe nuk do të heqë dorë nga liria e saj, çfarëdo që mendon Moska” deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco