Sulmi rus mbi Ukrainën do të shkaktojë një 'krizë refugjatësh' - paralajmërimi

Sulmi rus mbi Ukrainën do të shkaktojë një 'krizë refugjatësh' - paralajmërimi

10:22, 24/02/2022
A+ Aa A-

Udhëheqësja i organizatës për liritë civile: Sulmi i Rusisë mund të shkaktojë një "krizë refugjatësh"

Oleksandra Matviichuk, kryetare e Qendrës për Liritë Civile në Kiev, i tha CNN të enjten se ka frikë se sulmi rus në Ukrainë do të shkaktojë një "krizë refugjatësh".

"Unë jam në Kiev. Dhe shumë njerëz qëndrojnë në Kiev dhe do të luftojnë për vendin tonë dhe për qytetin tonë dhe për dinjitetin tonë," tha ajo. "Por njerëzit me fëmijë, njerëzit pa prindër, njerëzit që janë të frikësuar do të përpiqen të largohen nga qyteti."

Ajo shtoi se ka frikë se sulmi i Rusisë do të synojë gjithashtu gazetarë, aktivistë civilë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe vullnetarë "të cilët janë ... rezistent ndaj okupimit".

Kur u pyet se çfarë mund ta shtyjë presidentin rus Vladimir Putin të tërhiqet, Matviichuk u përgjigj: "Tani, gjithçka varet nga reagimi i menjëhershëm i Perëndimit".

"Ne si ukrainas do të fitojmë," tha ajo. "Nuk e di se si do të jetë fati im personal, po nuk kam dyshim se Ukraina do të qëndrojë. Por ne kemi nevojë për kohë dhe (Perëndimi) mund ta sigurojë këtë kohë me reagimin e vet të menjëhershëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco