Presidenti francez bën thirrje që operacionet ushtarake ruse në Ukrainë të përfundojnë menjëherë Foto Ilustruese

Presidenti francez bën thirrje që operacionet ushtarake ruse në Ukrainë të përfundojnë menjëherë

09:15, 24/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron me anë të një postimi në Twitter shkruan se Rusia duhet të përfundojë “menjëherë” operacionet ushtarake në Ukrainë. 

“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të luftuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake. Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Ajo është në krah me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t'i dhënë fund luftës.””, shkruan Macron në postim.

Presidenti francezka folur nw telefon dhe me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky mwngjesin e sotwm.

Zelensky i ka kërkuar homolgut të tij francez  "ndërhyrje të shumta" për të mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit presidencial Elysee.

Presidenti ukrainas gjithashtu kërkoi "unitet në Evropë" dhe Macron "e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës", sipas Elysee.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco