Ukrainë, korrespodentja e BBC: Banorët janë të shokuar dhe të tmerruar

Ukrainë, korrespodentja e BBC: Banorët janë të shokuar dhe të tmerruar

07:49, 24/02/2022
A+ Aa A-

Korrespondentja e BBC-së për Evropën Lindore, Sarah Rainsford, duke raportuar nga qyteti i Kramatorsk në rajonin Donbas të Ukrainës, është shprehur se banorët janë "të shokuar dhe të tmerruar kur imagjinojnë se çfarë mund të vijë".

Ajo thotë se situata në zonë është "plotësisht e paqartë".

"Njerëzit dolën në rrugë mbrëmë në këtë qytet - ata valëvitnin flamurin ukrainas. Ata thanë se kjo ishte toka e tyre. Ata nuk do të shkonin askund.

"Kjo është ajo që njerëzit kanë pritur, ata kanë pritur, por askush këtu nuk mund ta besojë se po ndodh në të vërtetë." Është shprehur Rainsford.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco