Ukraina bën thirrje për 'sanksione shkatërruese' ndaj Rusisë: E ardhmja e Europës dhe e botës në rrezik! Ushtar ukrainas

Ukraina bën thirrje për 'sanksione shkatërruese' ndaj Rusisë: E ardhmja e Europës dhe e botës në rrezik!

07:37, 24/02/2022
A+ Aa A-

Pas nisjes së sulmit ushtaraka rus ndaj Ukrainës, Dmytro Kuleba, Ministri i jashtëm i Ukrainës, ka postuar në Twitter një "listë detyrash" për komunitetin ndërkombëtar në përgjigje të sulmit të Rusisë.

Ai thotë se "bota duhet të veprojë menjëherë" dhe "e ardhmja e Evropës dhe e botës është në rrezik".

Kuleba bën thirrje për "sanksione shkatërruese" të menjëhershme, duke përfshirë ndalimin e Rusisë nga përdorimi i sistemit të transaksioneve financiare SWIFT.

Ai gjithashtu thotë se bota duhet të "izolojë plotësisht Rusinë", duke i ofruar Ukrainës armë dhe pajisje, ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco