Rusia sulmon Ukrainën, nis lufta

Rusia sulmon Ukrainën, nis lufta

07:11, 24/02/2022
A+ Aa A-

Ajo që ishte paralajmëruar prej kohësh, më në fund ndodhi. Në orët e para të mëngjesit, trupat ruse u futën në Ukrainë, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan në qytete të ndryshme të vendit, përfshi edhe Kievin. Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi raportimet për sulm me predha në vendin e tij.

Ai tha se Rusia ka sulmuar rojet kufitare dhe disa infrastruktura të Ukrainës.

Ndërkohë, në një mesazh televiziv nga Moska, Vladimir Putin u bëri thirrje ushtarëve ukrainas në lindje, që të dorëzojnë armët. Trupat ruse janë parë gjithashtu të futen në Ukrainë edhe nga kufiri bjellorus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco