Zjarret ekstreme do të rriten me 50% brenda shekullit, sipas OKB

Zjarret ekstreme do të rriten me 50% brenda shekullit, sipas OKB

15:40, 23/02/2022
A+ Aa A-

Sipas raportit më të fundit të Organizatës të Kombeve të Bashkura, ndryshimet klimatike do të bëjnë zjarret gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive, me një rritje globale të atyre ekstreme deri në 14% brenda 2030-ës, 30% brenda 2050-ës dhe 50% brenda këtij shekulli, shkruan The Guardian

Analiza sugjeron një ndryshim radikal në shpenzimet publike për zjarret, duke zhvendosur investimet në parandalimin e tyre.

Raporti i realizuar nga OKB vë në dukje se ndryshimi klimaterik dhe zjarret ushqehen nga njëri tjetri. Për këtë arsye qeveritë duhet të marrin masa për një formulë të re anti-zjarre.

Për parandalimin e zjarreve, autorët e raportit kërkojnë një kombinim të të dhënave dhe sistemeve të monitorimit të bazuar në shkencë, njohuri indigjene dhe një mbashkëpunim më të fortë rajonal dhe ndërkombëtar.

Sipas tyre reagimet e qeverive shpesh i drejtojnë paratë në vendin e gabuar.

Prioritet duhet të jenë operatorët e shërbimeve të emergjencës dhe zjarrfikësit që janë në linjë të parë dhe rrezikojnë jetën në shuarjen e zjarreve.

Duke parë se zjarret ndodhin më shpesh në zonat më të varfëra të botës, raporti sugjeron investime në rindërtimin e ekosistemeve dhe zonave me lagështirë.

Raporti vë në dukje dhe një rrezik të lartë për Arktikun dhe rajonet e tjera që ende nuk janë prekur nga zjarret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco