6 vite larg rrjeteve sociale/ Djali fiton bastin e vendosur me nënën e tij

6 vite larg rrjeteve sociale/ Djali fiton bastin e vendosur me nënën e tij

14:17, 23/02/2022
A+ Aa A-

I riu amerikan, në moshën 18 vjeçare arriti të qëndronte larg rrjeteve sociale për 6 vite pa ndërprerje. Ai vendosi një bast me nënën e tij kur ishte 12 vjeç.

Sivert Klefsaas, sipas “CCN”, pranoi sfidën e nënës së tij Lorna Goldstrand Klefsaas, në vitin 2016.

 

Nëse ai do të qëndronte deri në moshën 18 vjeçare larg rrjeteve sociale, do të fitonte 1800 dollarë.

“Mendova se ishte diçka fantastike. Çfarë janë 6 vjet për mua”, tregon Sivert atë që mendonte në momentin e vendosjes së sfidës.

Më 19 shkurt, ai e përfundoi afatin e sfidës dhe arriti të fitonte 1800 dollarë.

 

Nëna e tij, Lorna tregon se për këtë gjë u frymëzua nga një emision në radio ku kishte dëgjuar një nënë që i kishte propozuar vajzës së saj 16-vjeçare të qëndronte 4 vjet larg rrjeteve sociale për 1600 dollarë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco