Gati për luftë? Ukraina gati të mobilizojë 900 mijë rezervistë

Gati për luftë? Ukraina gati të mobilizojë 900 mijë rezervistë

10:52, 23/02/2022
A+ Aa A-

Ukraina ka filluar të rekrutojë në ushtri anëtarë të forcave të saj të mbrojtjes rezervë të moshës 18-60 vjeç, pas një dekreti të Presidentit Volodymyr Zelensky, shkruan Reuters.

Ushtria tha se periudha maksimale e shërbimit do të jetë një vit dhe rekrutët me aftësi, si mekanikë, do të dërgohen në njësitë e specializuara.

Zyrtarët shtuan se njerëzit që injorojnë thirrjen mund të përballen me "përgjegjësi penale".

Ekspertët vlerësojnë se rreth 900,000 njerëz shërbejnë në forcat e mbrojtjes rezervë të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco