Një i vdekur dhe 6 të plagosur nga bombardimet e separatistëve pro-ruse

Një i vdekur dhe 6 të plagosur nga bombardimet e separatistëve pro-ruse

09:13, 23/02/2022
A+ Aa A-

Një ushtar ka humbur jetën dhe gjashtë kanë mbetur të plagosur nga bombardimet e sepratistëve pro-rusë në Ukrainën lindore gjatë 24 orëve të fundit, shkruan The Guardian

Sipas ushtrisë janë regjistruar 96 shkelje të armëpushimit në krahasim me 84 një ditë më parë. Ai tha se forcat separatiste përdorën artileri të rëndë dhe sisteme raketash Grad.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për provokim të dhunës, duke thënë se e përdori si një pretekst për të njohur zyrtarisht Ukrainën lindore si të pavarur dhe për të zhvendosur trupat e saj në rajon, duke nxitur një krizë që Perëndimi druhet se mund të shkaktojë një luftë të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco