Florida/ Gruaja ther 140 herë me thikë bashkëshortin

Florida/ Gruaja ther 140 herë me thikë bashkëshortin

08:44, 23/02/2022
A+ Aa A-
Një grua 61-vjeçe nga Florida, po akuzohet se theri bashkëshortin e saj me nevoja të veçanta më shumë se 140 herë, dhe në fund e goditi edhe me një lloj hanxhari të mishit në kokë – që të sigurohet se ka vdekur, shkruan AP. Joan Burke u arrestua të dielën nën akuzën për vrasje të shkallës së parë, ka njoftuar policia në Palm Springs. E deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi vdekjeprurës. Kurse Burke u gjet në shtrat ku u konstatua se kishte prerje në dy shuplakat e duarve, pasi kishte mbytur bashkëshortin Melvin Weller. “Është e zakonshme kur sulmuesit të pësojnë prerje në shuplaka të duarve, kur sulmojnë të tjerët”, thuhet në raportin e policisë. E sipas ekzaminimeve të ekipit së forenzikës, Weller kishte pësuar plagë nga thika në të gjitha pjesët e trupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco