Ministri i Jashtëm ukrainas: Nuk do ta njohim kurrë absurditetin rus

Ministri i Jashtëm ukrainas: Nuk do ta njohim kurrë absurditetin rus

08:24, 23/02/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se agresioni rus e ka sjellë botën në prag të katastrofës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kuleba ka thënë se Putin me veprimin e tij, që nënshkroi dekretin për të njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanksut, dy rajone separatiste të Ukrainës të kontrolluara nga separatistë të mbështetur nga Rusia, ka njohur edhe përgjegjësinë e tij direkte për luftën kundër Ukrainës.

“Ukraina nuk do ta njohë kurrë këtë absurditet e po ashtu edhe bota nuk do ta njohë këtë. Presidenti Putin e shkatërroi marrëveshjen e Minskut e për më tepër sulmoi edhe rendin botëror, bëri shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Kuleba në konferencë të përbashkët për media me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken.

Ai ka përshëndetur sanksionet e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së ndaj Rusisë.

“Bota duhet të reagojë me gjithë fuqinë e saj ekonomike, për të ndëshkuar Rusinë për krimet që ka kryer dhe krimet që po planifikon të bëjë”, ka thënë Kuleba.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco